Zbuloni se si ju mund të vlerësoni besueshmërinë e një feje duke përdorur 7 kritere. Besimi i krishterë do të vihet në provë duke aplikuar këtë metodë. A do të mund ky besim të mbijetojë? Bashkohu me mua ndërkohë që shqyrtojmë kodin e fesë së vërtetë dhe jetës shpirtërore.

Si të jetojnë një jetë të vërtetë shpirtërore?

Cila është vlera e një besimi?

Si mund t’a zbulojmë ne të vërtetën?

Pse njerëzit i drejtohen një besimi?

Kjo mund të jetë për të gjetur përgjigjet e pyetjeve të tilla si:

Nga vij unë? Pse jetoj? Ku do të shkoj?

Pavarësisht arsyeve, një fe ofron udhëheqje dhe ka për qëllim të zbulojë më shumë rreth jetës shpirtërore.

Ndonjëherë, të gjithë ne mund të ndjejmë një zbrazëti, thellë brenda vetes.

Kjo ndodh sepse ne kemi humbur lidhjen tonë të ngushtë dhe harmoninë me Krijuesin tonë.

Çdo libër fetar përshkruan një metodë për t’u përballur me këtë zbrazëti dhe një rrugë për të arritur një të ‘ashtuquajtur’destinacion hyjnor.

Cila metodë funksionon me të vërtetë dhe cilën rrugë duhet të ndjekim?

Cili libër fetar është me të vërtetë i frymëzuar nga Perëndia?

Në këtë libër ne duhet të:

  1. Zbulojmë më shumë rreth Perëndisë si Krijues. In the movie ‘the reason for God’ I explain why. Në filmin “arsyeja për Perëndinë”, unë shpjegoj psenë.
  2. Lexojmë rreth tregimeve të lashta që nga fillimi.
    Perëndia është i përjetshëm. Nëse një besim i caktuar vjen nga Perëndia, atëherë ai duhet të ketë nisur që në fillim.
  3. Gjejmë urtësinë hyjnore, kohezionin dhe qëndrueshmërinë, sepse këto janë “shenjat e gishtërinjve” që mund të gjejmë në nënën tonë, natyrë.
  4. Lexojmë rreth të vërtetës dhe realitetit. Nëse nuk është e vërtetë, atëherë ajo është e pakuptimtë.
  5. Ne duhet të zbulojmë zgjidhjen hyjnore ndaj zbrazëtisë sonë të brendshme dhe natyrës tonë egocentrike.
    Sepse kjo është ajo që ne duhet të presim nga një Perëndi e dashurisë, jetës dhe përsosmërisë!
  6. Të gjejmë një rrugë që na drejton drejt paqes dhe dashurisë në zemrën tonë.
    Dashuria mban krijimin së bashku. Ky duhet të jetë dhe qëllimi i Krijuesit tonë.
  7. Ne duhet të dëgjojmë zërin e Perëndisë. Nëse ky libër vjen nga Perëndia, atëherë Ai dëshiron që ta përdorë atë për të folur me ne.

A është Bibla një libër i tillë? Le të hedhim një vështrim më nga afërt në secilin prej këtyre kritereve.

1. Krijuesi

A përshkruhet Perëndia në Bibël si Krijuesi i jetës?

Bibla zbulon Perëndinë para nesh si Krijuesin e universit tonë dhe jetës.

Ne jemi krijuar që Perëndia të mund të ndante me ne jetën dhe dashurinë e Tij!

Ne të gjithë kemi një dëshirë për dashuri të vërtetë dhe lumturi.

Ne të gjithë duam të na respektojnë dhe të na duan. Ky është projekti i Perëndisë.

Vetëm se, shumë shpesh ne përpiqemi t’a marrim këtë dashuri nga burime të papërshtatëshme.

2. Tregimet e hershme

A datojnë tregimet biblike që në fillimet e njerëzimit.

Tregimet e para biblike janë me të vertëtë shumë të hershme.

Rreth 15.000 pllaka balte, të shkruara rreth vitit 2300 p.e.s., janë gjetur në Siri.

Tregimet nga ky burim shfaqin ngjashmëri me tregimet që gjenden në librin e parë të Biblës.

Arkeologët kanë zbuluar shumë vende të lashta dhe kanë gjetur prova që konfirmojnë faktet siç ato përshkruhen në Bibël.

3. Kohezion dhe Qëndrueshmëri

A mund të zbulojmë urtësinë hyjnore, kohezionin dhe qëndrueshmërinë në Bibël?

Bibla është një koleksion prej 66 librash, të shkruar në 1500 vjet , nga 40 autor.

Ajo përbëhet nga dy pjesë: Dhjata e Vjetër dhe ajo e Re.

Ekziston një qëndrueshmëri dhe harmoni e jashtëzakonshme mes të gjithë këtyre librave.

Në Dhjatën e Vjetër, ne mund të lexojmë se si njerëzit e parë humbën jetën e tyre të lavdishme me Perëndinë.

Dhe mund të gjejme më shumë se 60 profeci rreth Mesias i cili do të vinte për të vendosur bashkimin tonë me Perëndinë.

Këto profeci të detajuara përshkruajnë të gjithë jetën e tij, nga fillimi deri në fund.

Të gjithë këto element përbëjnë letërnjoftimin e Mesias së vërtetë hebre.

Profesor Stoner ka përllogaritur probabilitetin që një njeri të përmbush 8 profeci të rëndësishme.

Probabiliteti është 1 në 1017, që do të thotë 100.000.000 x 1.000.000.000.

Është e pamundur nga pikëpamja njerëzore që një njeri të përmbush të gjitha këto profeci. Por, Jezu Krishti ia doli!

Ne duhet të kemi parasysh që shumica e profecive rreth Mesias datojnë më shumë se 600 vjet përpara se Jezu Krishti të lindte.

dhe Dhiata e Vjetër përfundoi dhe u përkthye në greqisht para shekullit të dytë p.e.s.

Si pasojë, Dhiata e Re shpjegon pse Jezu Krishti është Mesia i vërtetë hebre.

Ai ka përmbushur të gjithë profecitë e rëndësishme të Dhiatës së Vjetër.

Ai është ligjërisht i vetmi Mesia.

4. E vërteta

A kanë ndodhur me të vërtetë ngjarjet e përshkruara në Bibël?

Ky është fundi i pjesës 3a.

Ju mund të ndiqni tani “pjesën 3b” të filmit “Kodi i jetës dhe besimit” ,për të zbuluar kriteret e tjera.

Kodi i jetës dhe fesë.

Kodi i jetës dhe fesë (Kërkimi për të vërtetën, Pjesa 3b)
2018-12-11T12:49:46+00:00

Pin It on Pinterest

Share This