Pjesa 3b

Janë shtatë kriteret për të vlerësuar besueshmërinë e një feje.

Besimi i Krishter është vënë në provë. Tre kritere janë diskutuar në pjesës 3a të këtij filmi.

Në pjesën 3b ne shqyrtojmë vlerën e këtij besimi, duke përdorur katër kriteret e tjera.

Bashkohu me mua në kërkimin e kodit për një besimi të vërtetë dhe jetë shpirtërore…

4. E vërteta

A kanë ndodhur vërtetë ngjarjet e përshkruara në Bibël?

Historiani C. Sanders identifikon tre parime për të përcaktuar nëse ngjarjet kanë ndodhur me të vërtetë në historinë tonë.

Këto parime janë: 1. Kriticizmi i tekstit; 2. Prova e brendshme dhe 3. Prova e jashtme.

4a. Kriticizmi i tekstit

Kriticizmi i tekstit është studimi se si tekstet origjinale janë trashëguar.

A zotërojmë ne tekstet origjinale të autorëve të parë të Biblës?

Besuesmëria e tekstit të Dhiatës së Vjetër është konfirmuar nga zbulimi i dorëshkrimeve të detit të zi.

Nuk ka asgjë të ngjashme me dokumentat historik të Dhiatës së Re.

Janë gjetur më shumë se 5000 kopje të kopjeve, etj, të teksteve origjinale të shkruara, dhe të quajtura dorëshkrime.

Dorëshkrimi më i hershëm i Dhiatës së Re, i zbuluar deri më sot, quhet “P52” dhe është një pjesë nga Ungjilli i Xhonit, që daton rreth vitit 125 të e.s.

Të gjitha dorëshkrimet e Dhiatës së Re i përkasin rajoneve dhe kohëve të ndryshme, dhe që nuk ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme.

Nga një këndvështrim shkencor, ne jemi plotësisht të sigurt se ne zotërojmë tekstin origjinal të autorëve të parë të Dhiatës së Re.

4b. Prova e brendshme

Prova e brendshme ka të bëj me aftësinë e autorëve për të thënë të vërtetën.

A ishin autorët e Dhiatës së Re të aftë të tregonin të vërtetën?

Autorët e Dhiatës së Re ishin dëshmitar okular ose persona që kishin folur me të tillë dëshmitarë.

Ungjilli u përhap me shpejtësi dhe u pranua në të gjithë perandorinë Romake që në shekullin e parë.

Kjo do të thotë që lexuesit e parë që dinin për Jezu Krishtit, e konsideronin Dhiatën e Re të besueshme.

4c. Prova e jashtme

Prova e jashtme ka të bëj me konfirmimin historik nga burime të tjera të besueshme.

A konfirmojnë provat e jashtme faktet siç përshkruhen në Dhiatën e Re?

Arkeologu Sir Uilliam Ramsei, ka vërtetuar që Dhiata e Re është shkruar në shekullin e parë të e.s.

Historianët e shekullit të parë dhe dytë të e.s., si p.sh. hebreu Jozefus Flavius dhe romaku Takitus kanë shkruar rreth Jezu Krishtit në Izrael, të quajtur Mesia

Drejtuesit e hershëm të kishës, të shekullit të parë dhe dytë e.s. , kanë konfirmuar besueshmërinë e Dhiatës së Re.

Pra, ne kemi tekstin origjinal; autorët që mund të tregonin të vërtetën dhe besueshmërinë e tyre të konfirmuar nga burime të besueshme.

5. Zgjidhja e vërtetë hyjnore

A mund të gjejmë në Bibël, një zgjidhje të vërtetë hyjnore për zbrazëtinë tonë të brendshme dhe natyrën tonë egocentrike?

Që kur i kemi kthyer shpinën tonë Perëndisë, ne mund të përjetojmë një zbrazëti të brendshme të thellë.

Që nga atëherë, ne kemi humbur lidhjen tonë të ngushtë me Perëndinë dhe jemi kthyer në egocentrik.

Për shkak të natyrës sonë, ne nuk jemi në gjendje t’i bindemi në mënyrë të përsosur Ligjeve të Perëndisë.

Prandaj ne jemi fajtor pavarësisht nëse e përjetojmë apo jo atë.

Ne nuk jemi në gjendje të paguajmë borxhin e mëkateve tona.

Profetët e Dhiatës së Vjetër kanë parathënë se Perëndia do të ndryshojë natyrën dhe fatin e njerëzve që do të hyjnë dhe jetojnë nën besëlidhjen e Tij.

Jezu Krishti erdhi për të marr dënimin e Perëndisë për padrejtësitë tona. Ai vdiq i kryqëzuar, në vendin tonë, ashtu siç edhe premtoi.

Ai u ringjall për të na lejuar ne të hyjmë në besëlidhjen e Tij të re.

Asnjë drejtues fetar nuk është ringjallur ndonjëherë, por Jezusit e bëri!

Cila është ajo forcë që mund të bëj një gjë e tillë të ndodh? Vetëm fuqia e Perëndisë mundet!

Nëse kundërshtarët e tij kishin mundësinë të tregonin trupin e tij të vdekur atëherë ato do ta kishin përdorur, për të asgjësuar këtë besim.

Megjithatë, qindra ndjekës të tij, u takuan me Krishtin e ringjallur.

Pjesa më e madhe e apostujve vdiqën si martir sepse ata ishin dinin për ringjalljen e Jezu Krishtit.

Mesazhi i të Krishterëve të parë dhe i ditëve tona, është një lajm i mirë!

Nëse ju vërtet ia besoni jetën tuaj Jezu Krishtit, jeta juaj do të ndryshojë dhe ju do të fitoni jetën e përjetshme hyjnore !

A dëshironi të pranoni dashurinë e Jezu Krishtit, apo e refuzoni Atë? Zgjedhja është e juaj.

6. Paqja dhe dashuria

Po në lidhje me “Paqen dhe dashurinë”?

Një ndjekës i vërtetë i Jezusit, do të bëhet si Ai, dhe Perëndia do t’i falë këtij personi paqe dhe dashuri. Por, ky është një proces.

Pra, ne kemi parë se Bibla i plotëson të gjashtë kriteret e shqyrtuara. Ju sfidoj të gjeni të shtatin.

7. Zëri i Perëndisë

A mund ta dëgjoni zërin e Perëndisë në Bibël?

Pse nuk filloni të lexoni Ungjillin dhe t’i kërkoni Perëndisë t’i flasë zemrës tuaj.

Ai është gatshëm t’ju bind në lidhje me të vërtetën e Tij.

Faleminderit që ndoqët pjesën e 3! Shpresoj që të keni parë gjithashtu dhe pjesët 1 dhe 2.

Dëshiroj që ky film t’ju ndihmojë në Kërkimin tuaj për të Vërtetën.

2018-12-11T12:48:26+00:00

Pin It on Pinterest

Share This